Bota
Popullsia e Greqisë, në ulje alarmante
Popullsia greke ka qenë në rënie të shpejtë që nga viti 2011, viti i parë në të cilin është regjistruar një normë negative e lindjes që nga viti 1944, deklaroi Stefanos Chandakas, obstetër-gjinekolog, themelues dhe CEO i HOPE Genesis, një organizatë greke jofitimprurëse, që trajton çështjen e niveleve të ulëta të lindjeve në Greqi.
“Viti 2017 pati 88 553 lindje dhe 124 501 vdekje në Greqi’’, tha Chandakas, i cili paralajmëroi se popullsia greke do të arrinte në tetë milionë deri në vitin 2050, përcjell albinfo.ch.
Popullsia aktuale e Greqisë është 10 451 862 njerëz, sipas shifrave të fundit të OKB. Mjeku theksoi se Greqia është akoma e ulët në adoptimin e politikave të lindshmërisë, familjes dhe mbështetjes së fertilitetit dhe theksoi se qëllimi kryesor duhet të jetë krijimi i një ambienti të favorshëm për të mbështetur çiftet e reja për lindjen e fëmijëve.
Rreth 36% e popullsisë greke do të jetë mbi 65 deri në vitin 2050, krahasuar me 6% në vitet 1970 dhe 18-20% të popullsisë së përgjithshme aktuale.Të dhënat demografike në rënie ndikojnë drejtpërdrejt në numrin e fuqisë punëtore aktive, peshojnë në rrjetin e sigurimeve dhe kërcënojnë përfitimin e sistemit të pensioneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










