Lajme
Ford pushon nga puna edhe 1.400 punonjës
Ford Motor Company njoftoi sot se planifikon të eliminojë 1.400 vende pune me paga fikse në Shtetet e Bashkuara deri në fund të vitit, si pjesë e një programi ristrukturimi shumëvjeçar me vlerë 11 miliardë dollarë.
Shkarkimet do të kryhen në bazë të largimeve vullnetare, së bashku me pagën e ndërprerjes, e cila gjithashtu do t’u ofrohet punonjësve që plotësojnë kushtet për pension, deklaroi prodhuesi amerikan i makinave në një e-mail dërguar punonjësve.
Kompania, me qendër në Dearborn, Michigan, njoftoi më parë se pret një humbje këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë së virusit korona.
Ai vlerëson se fitimi i tij para taksave do të jetë midis 500 milionë dollarë dhe 1.5 miliardë dollarë në tremujorin e tretë dhe pret një humbje në tremujorin e katërt, kur do të lansojë disa modele të reja automjetesh.
Vitin e kaluar, Ford shkurtoi 7.000 vende pune me paga fikse (paga e plotë, pavarësisht nga orët e punës) në të gjithë botën, duke synuar gjithashtu 12.000 pushime shtesë nga puna dhe mbylljen e impianteve në Evropë./Telegrafi
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?