Lajme
Zvicra zgjedh sot Parlamentin e saj të ri
E veçantë për këto zgjedhje është se garën zgjedhore e ka karakterizuar debati për klimën. Se kjo mund të ketë një ndikim në rezultate, tregon barometri i fundit i zgjedhjeve i bërë para rreth dhjetë ditësh
Sot Zvicra zgjedh parlamentin e saj për katër vitet e ardhshme. Për 200 vendet, sa i ka Dhoma Nacionale dhe 46 sa i ka ajo e kantoneve (Senati) kanë kandiduar 4652 veta që është numri më i madh i kandidatëve deri tash.
E veçantë për këto zgjedhje është se garën zgjedhore e ka karakterizuar debati për klimën. Se kjo mund të ketë një ndikim në rezultate, tregon barometri i fundit i zgjedhjeve i bërë para rreth dhjetë ditësh. Ai tregonte se partitë ambientaliste (Partia e Gjelbër dhe ajo e kjelbër Liberale) po shkojnë drejt rritjes së tyre në parlament.
Është interesante se tre deputetë të senatit qysh tash e kanë të sigurt vendin në legjslaturën e ardhshme. Bëhet fjalë për: Hans Wicki (FDP/NW), Erich Ettlin (CVP/OW) pasi qe nuk kanë kundërkandidatë – ndërsa në këtë dhomë secili kanton ka numër të barabartë përfaqesuesish – dhe Daniel Fässler (CVP(AI) pasi që është zgjedhur në prill nga asambleja rurale e kantonit të tij.
Ja se për çfarë bëhet fjalë kur jemi te Zgjedhjet Parlamentare 2019 në Zvicër
· Dhoma Nacionale: Kjo dhomë e Parlamentit Zviceran pasqyron përbërjen e popullit të Zvicrës. 200 vendet e saj ndahen në 26 kantone, sipas numrit të banorëve të tyre të përhershëm. Kjo do të thotë se sa më shumë që të ketë banorë një kanton, aq më tepër ka edhe deputetë kantoni përkatës në këtë dhomë.
· Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015, kantoni i Gjenevës dhe ai i Vaudit kanë të drejtë të kenë nga një deputet më shumë. Ndërkaq e kundërta do të ndodhë me kantonin e Bernës dhe atë të Lucernit, të cilët do të humbin nga një vend deputeti.
· Dhoma e Kantoneve (Dhoma e Lartë ose Senati): Në këtë dhomë të gjitha kantonet janë të barabarta. Pavarësisht nga numri i banorëve, secilit kanton i takojnë nhga dy ulëse në këtë dhomë parlamenti. Kjo nënkupton që, sikur Kantini i Cyrihut që ka 1 milion e 400 mijë banorë ashtu dhe Kantoni Uri, me vetëm 35 mijë banorë, kanë nga dy deputetë në këtë dhomë.
· Gjysmëkantonet, si: Appenzell Innerhoden, Appenzell Auserrhoden, Baselland, Baselstadt, Obwalden dhe Nidwalden, dërgojnë nga një deputet në Dhomën e Kantoneve. Kjo ndodh pasi që ato janë pjesë të sih kantoneve më të mëdha, pastaj tzë ndara.
· Mbyllja e qendave të votimit: Më së voni në orën 12 të dielën në të gjitha kantonet mbyllen kutitë, respektivisht qendrat e votimit. Pas kësaj, fillon numërimi.
· Rezultatet: Duke filluar nga ora 12.30 nisin të vijnë rezultatet nga kantonet. Por, derisa të numërohen edhe votat e fundit dhe sidomos deri sa të sqarohen shumicat në kantone, numërimi mund të zgjasë deri në orën 23.
· Rezultatet e ndërmjetme: Vëzhguesit e zgjedhjeve nga instituti gfs.bern kanë paralajmëruar 3 njoftime të rezultateve paraprake: në orën 16, ne orën 18 dhe ne orën 20. Ndërkohë që termini i parë merret me përqindjet e partive, dy të tjerët tregojnë edhe ndarjen e ulëseve të parlamentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














