Lajme

Zvicra u shpall kombi më i mirë evropian në aftësitë profesionale

Ky është rezultati më i mirë midis kombeve evropiane.

Zvicra ka fituar 19 medalje nga 34 në garën tremujore WorldSkills 2022 — të ashtuquajturat “kampionate të profesioneve”, e cila u zhvillua nga shtatori deri dje, në qytete të ndryshme të botës, përcjell albinfo.ch.

Ky është rezultati më i mirë midis kombeve evropiane.

Profesionistët e rinj zviceranë kanë fituar pesë medalje ari, pesë argjendi dhe nëntë bronzi, duke shkëlqyer në fushat e muraturës, mekanikës së automjeteve dhe karrocerisë, hortikulturës dhe peizazhit, ëmbëlsirave, elektronikës dhe të tjera.