Jeta në Zvicër
Zvicra, sërish vendi më i mirë në botë
Zvicra u rendit i pari për të dytin vit radhazi (nuk u përfshi në vitin e parë të sondazhit) përpara Kanadasë në të dytën, pasuar nga Gjermania
Derisa elita politike dhe e biznesit botëror po vijnë në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ata mund të sigurohen se po hyjnë në vendin më të mirë në botë, shkruan albinfo.ch.
Ky është vendimi i raportit të Vendeve më të mira për vitin 2018, i cili përsëri e ka vendosur Zvicrën në krye të vlerësimit të 80 shteteve, sipas atributeve, që ai i konsideron ‘të rëndësishëm për suksesin e një kombi modern’, duke përfshirë ndikimin ekonomik, cilësinë e jetës dhe reputacionin, raporton “The Local”.
Tani në vitin e tretë, Raporti i vendeve më të mira është një projekt i përbashkët nga shërbimi dixhital i lajmeve “US News & World Report”, kompania e marketingut “Y & R” dhe Shkolla “Wharton”, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvanisë dhe bazohet në një anketë të 21,000 njerëzve duke përfshirë udhëheqësit e biznesit, “elitat e informuara” dhe publikun e gjerë.
Zvicra u rendit i pari për të dytin vit radhazi (nuk u përfshi në vitin e parë të sondazhit) përpara Kanadasë në të dytën, pasuar nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia, në pesë të parat.
Suksesi i Zvicrës ishte pjesërisht për shkak të reputacionit të tij si një ekonomi e qëndrueshme, e begatë e cila është e hapur për biznes.
Lista:
https://www.usnews.com/news/best-countries/overall-full-list
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









