Sport

Zvicra pret kundërshtarin

Kështu helvetikët mund të përballen me Gjermaninë, Poloninë ose Irlandën e Veriut. Momentalisht Gjermania dhe Polonia kanë grumbulluar nga katër pikë, derisa Irlanda tri, ndërsa Ukraina është eliminuar

Barazimi me Francën i ka siguruar kualifikimin për më tej Zvicrës. Kjo është hera e parë që zviceranët kalojnë grupet në herën e katërt që marrin pjesë në Kampionate Evropiane, shkruan albinfo.ch.

Zvicra kishte pesë pikë në Grupin A, duke u renditur e dyta dhe në 1/8 e finales do të përballet me vendin e dytë të Grupit C. Kështu helvetikët mund të përballen me Gjermaninë, Poloninë ose Irlandën e Veriut. Momentalisht Gjermania dhe Polonia kanë grumbulluar nga katër pikë, derisa Irlanda tri, ndërsa Ukraina është eliminuar.

Të martën Gjermania do të ndeshet me Irlandën e Veriut dhe Ukraina me Poloninë. Nëse fiton Gjermania e Polonia ndahet baras me Ukrainën, atëherë zviceranët do të përballen me Poloninë, por edhe nëse fitojnë polakët atëherë do të shikohet goldallimi me vendin e parë.