Jeta në Zvicër
Zvicra pranon 30 refugjatë të BE-së
Si pjesë e programit të ri-zhvendosjes në Bashkimin Evropian për herë të parë kanë udhëtuar tridhjetë azilkërkues nga Greqia në Zvicër.
160.000 azilkërkues nga Italia dhe Greqia duhet të shpërndahen në kuadër të programit të ri-zhvendosjes së Bashkimit Evropian (BE) në vende të tjera evropiane. Kjo masë është projektuar për të lehtësuar vendet e prekura nga fluksi i refugjatëve.
Zvicra gjithashtu merr pjesë në programin e ri-zhvendosjes vullnetare të refugjatëve.
Sic raporton “NZZ am Sonntag” Zvicra është zotuar se do të marrë tridhjetë azilkërkuesve nga Greqia. Këtë e thotë Céline Kohlprath, zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migrim.
30 azilkërkues ishin kryesisht shtetas sirianë të cilët kishin ikur nga shtëpitë e tyre dhe janë bllokuar në Greqi. Ata duhet të kalojnë nëpër procedura të zakonshme të azilit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Shanset janë të mëdha për të qëndruar në Zvicër sipas “NZZ am Sonntag”.
Rreth gjysmës së aplikantëve u jepet statusi i refugjatit.
Një total tashmë 112 azilkërkues nga Italia arritën në Zvicër. Sipas zëdhënëses ,Céline Kohlprath, Zvicra ka premtuar 430 persona për të marrë përsipër nga Italia.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










