Jeta në Zvicër
Zvicra në vendin e shtatë në botë për të rritur fëmijët
Zvicra bën gjithashtu pjesë në dhjetë vendet më të mira për ofrimin e lehtësive ndaj biznesit, ndikimin kulturor, vendet moderne, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, fillimin e një biznesi, transparencën, edukimin, për të dalë në pension, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi

Nëse dëshironi t’i rritni fëmijët në një ambient të mirë, atëherë duhet t’i zgjidhni mirë shtetet për të jetuar.
Vendi më i mirë për të rritur fëmijë në vitin 2018 është Danimarka, sipas raportit të përvitshëm “Best Countries” të “U.S. News & World Report”. Suedia ka qenë në krye të këtij klasifikimi për dy vjet me radhë. Sipas kësaj renditje, Zvicra është në vendin e shtatë, përcjell albinfo.ch.
Për të përcaktuar se cilat ishin vendet më të mira për të rritur fëmijë, studiuesit analizuan tetë faktorë: kujdesi për të drejtat e njerëzve, familja, barazia gjinore, lumturia, barazia në të ardhura, niveli i sigurisë, sistemin arsimor publik të mirëzhvilluar dhe sistemin ndaj kujdesit shëndetësor të mirëzhvilluar, shkruan ‘Monitor’.
Klasifikimi është pjesë e një projekti analitik të quajtur “2018 Best Countries Report”, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi nga “Wharton School of the University of Pennsylvania” dhe “Y&R’s BAV Group”.
Zvicra bën gjithashtu pjesë në dhjetë vendet më të mira për ofrimin e lehtësive ndaj biznesit, ndikimin kulturor, vendet moderne, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, fillimin e një biznesi, transparencën, edukimin, për të dalë në pension, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi.
Në vendin e dytë është Suedia, të tretin Norvegjia dhe të katërtin Finlanda. Ndërkohë, në top 10 janë edhe Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Austria.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz