Fun
Zvicra, me një mbushës universal telefonash
Humbës i këtij ligji zviceran do të jetë Apple, i cili prej 2007 ka vënë në dispozicion mbushës të ndryshëm për gjenerata të ndryshme të iPhone
Zvicra po i afrohet standardizimit të mbushësve të telefonave mobilë duke miratuar ligjin për mbushës universal për të gjithë telefonat mobilë që përdoren dhe shiten në vend.
Ende nuk dihet se cili do të jetë mbushësi standard i telefonave, por me sa duket, kjo është logjike që të jetë mikro USB, të cilat tashmë i përdorin platforma të ndryshme, veçanërisht Android.
Kjo do të thotë se humbës i këtij ligji zviceran do të jetë Apple, i cili prej 2007 ka vënë në dispozicion mbushës të ndryshëm për gjenerata të ndryshme të iPhone, me përjashtim të mbushësit „ightning“ që u paraqit me iPhone 5 dhe është përdorur për të gjitha modelet e iPhone, pas këtij që doli në treg.
Në një deklaratë qeveria zvicerane thotë se standardizimi i mbushësve u referohet telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera që do të duhet të jetë në përputhje me një mbushës universal deri në vitin 2017.
Përveç që do të ndihmojë përdoruesit që të mos blejnë mbushës të ndryshëm, kjo masë do të zvogëlojë pajisjet të tilla në qarkullim në vend dhe në të njëjtën kohë edhe të mbeturinave elektronike.
Bashkimi Evropian ka sugjeruar tashmë mundësinë e futjes së një mbushësi universal për pajisje të shitura në vendet anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










