CH-Ballkani
Zvicra mbështet reformën territoriale dhe administrative në Shqipëri
Qeveria zvicerane ka dhënë 500 mijë dollarë për të vijuar konsolidimin e reformës territoriale dhe administrative në Shqipëri.
Qeveria zvicerane ka dhënë 500 mijë dollarë amerikan për të vijuar konsolidimin e reformës territorial dhe administrative në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ambasadori zviceran në Shqipëri, Christoph Graf dhe Përfaqësuesi Rezident i Kombeve të Bashkuara Brian Williams.
“Ky fond i ri do të asistojë bashkitë e reja të cilat dolën nga amalgamimi i njësive të mëparshme të qeverisjes vendore, si pjesë e projektit nga disa donator “Mbështetje për Reformën Territoriale dhe Administrative” – STAR 2. Fokusi është forcimi i kapacitetit menaxhues dhe administrative në nivelin e bashkive për të ofruar më shumë shërbime efiçiente, përfshirëse dhe të drejta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës zvicerane në Tiranë.
Projekti, siç thuhet, synon të aftësojë bashkitë për të dhënë shërbime me cilësi më të lartë dhe në një mënyrë të hapur, transparente dhe pjesëmarrëse për të përmbushur pritshmëritë e publikut.
“Së bashku me donatorë të tjerë – BE, Suedia, Bashkëpunimi Italian, USAID dhe UNDP – Zvicra mbështet reformën territorial dhe administrative për shkak të potencialit për të përmirësuar funksionimin e qeverisjes vendore në vend. Kontributi zviceran është vazhdim i një kontributi të mëparshëm financiar prej 700 mijë dollarësh gjatë fazës së parë të projektit STAR”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.
Projekti do të zgjasë tre vjet e gjysmë dhe ka një buxhet prej rreth 8.2 milionë USD. Qeveria shqiptare ndërkaq jep 250 mijë USD për këtë nismë.
“Duke parë rëndësinë e reformës territoriale dhe administrative dhe veçanërisht konsolidimin e 61 bashkive të reja, STAR 2 ka mbështetje nga gjashtë donatorë ndërkombëtarë krahas qeverisë shqiptare”, njofton ambasada zvicerane në Shqipëri.
Qeveria vendore, siç thuhet më tej, akoma ka nevojë të tejkalojë disa sfida serioze dhe i duhen vendime të guximshme për një zbatim efektiv të strategjive decentralizuese administrative dhe financiare. “Projekti STAR 2 i përgjigjet këtyre sfidave përmes fokusit në forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e shërbimeve, dhe promovimin e demokracisë vendore”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










