Sport

Zvicra kundër Belgjikës dhe Islandës

Në Lozanë të Zvicrës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, një garë e re në Evropë, shkruan albinfo.ch.

Zvicra është në Ligën A, apo më të fortën e kësaj gare. Zvicra do të luajë me Belgjikën dhe Islandën, një short, që nuk është konsideruar si shumë e vështirë.

Kështu Zvicra do të ketë mundësinë që të kualifikohet drejtpërdrejt në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ndeshjet e kësaj lige do të zhvillohen në muajin shtator-nëntor të këtij viti.