Kosova
Zvicra financon ndërtimin e ujësjellësit për 11 fshatra të Kosovës
Komuna e Klinës dhe Qeveria Zvicerane fillojnë ndërtimin e ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës, projekt afër 1.5 milion euro
“Zgjidhja e problemit me furnizim të ujit për qytetarët e Klinës ka qenë një nga premtimet e mia dhe mbetet si prioriteti i qeverisjes time, për realizimin e të cilit po punojmë vazhdimisht”, deklaroi kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, raporton Albinfo.ch.
Ai deklaroi se ky projekt vital për qytetarët që ka një vlerë prej 1 milion e 484 mijē e 993 euro, po realizohet falë përkushtimit të komunës dhe bashkëpunimit korrekt e profesional dhe mbështetjes financiare nga Qeveria Zvicerane, e cila ka mandatur organizatën CDI për implementimin e këtij projekti.
“Ky është një nga projektet më të nevojshme dhe më të mëdha të realizuara në Komunën e Klinës, në kuadër të cilit do të bëhet edhe rehabilitimi i rrjeteve ekzistuese në disa fshatra, kurse në fshatra tjera do të ndërtohet rrjeti i ri”, theksoi Elezaj.
Në këtë projekt janë të përfshirë 11 fshatra, me rreth 10 000 banorë dhe afër 80 km rrjet të ujësjellësit, 2 stacione pompimi, një rezervuar me vëllim prej 1000 metra kub si dhe tre rezervuar me vëllim prej 100 metra kub, si dhe pjesa elektrike të pompave si dhe pompat.
Fshatrat në të cilat do të ndërtohet apo rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit janë: Përqevë, Caravik, Çabiq, Zabergjë, Ujmirë, Doberdol, Rixhevë, Stapanicë, Gllarevë, Gjurgjevik i Madh dhe Stupë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“















