Sonte në stadiumin Stade Suisse të Bernës luhet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror, në mes të Zvicrës dhe Norvegjisë. Dhe, sipas të gjitha parashikimeve, Zvicra ka përparësi në këtë ndeshje. “Zvicra, ekipi më i mirë në grup”. Kështu është shprehur askush më pak se një lojtar nga skuadra kundërshtare e Zvicrës në ndeshjen e sontme. Se Zvicra është më e mirë dhe se ajo sonte është favorite e qartë, ka thënë lojtari norvegjez i repartit të mbrojtjes, Brede Hangeland që luan për Fullhamin e Anglisë. “Është kombëtarja më e fortë në grup. Veç kësaj, Zvicra luan në shtëpi”, ka thënë ai. Ngjashëm është shprehur edhe futbollisti më i njohur i Norvegjisë jashtë vendit, John Arne Riise. “Një pikë e fituar do të mjaftonte për ne”. Riise për mediet zvicerane ka folur në superlativ edhe për Shaqirin. “Shaqiri është një ndër futbollistët më të mirë të Evropës”, ka thënë Riise, i cili për nga sektori që mbulon, ka detyrë të bllokojë pikërisht Shaqirin. Nga ana tjetër skandinavët mund të kenë një përparësi të lehtë në përgatitjen e tyre fizike për këtë ndeshje, shkruajnë mediet zvicerane. Për kombëtaren zvicerane do të luajnë në ekipin startues tre shqiptarë: Behrami, Xhaka dhe Shaqiri.
Zvicra favorite, pranojnë norvegjezët
0 Likes
0 Share
Shaqiri para vendimit të madh: Qëndrim te Baseli, transferim jashtë Zvicrës apo përfundim i karrierës?
Messi merr Këpucën e Artë dhe shkruan historinë në MLS
Dy futbollistë shqiptarë shënojnë në Superligën zvicerane
Dardan Avdylaj triumfon ndaj Austrian Bull në Austri
Milot Gashi fiton të bronztën në Kupën Evropiane në Selanik
Lara Colturi shkruan historinë, i sjell Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës
Ronaldo shënon, por humb penalltinë, edhe 14 gola larg shifrës 1000
UEFA gjobit Kosovën me mbi 42 mijë euro pas ndeshjes me Izraelin
Tri marrëveshje në Bernë. Çfarë përfitojnë studentët shqiptarë në Zvicër?
Nga promovimi i librave të Berat Luzhës dhe Lebit Murtishit, në Zvicër
Valdrin Rrecaj përfundon kursin e mbrojtjes së afërt në Britani me vlerësim të shkëlqyeshëm