Skip to content

Rrezik zjarri nga altoparlantët Yoyo, konsumatorëve u kërkohet të ndalin përdorimin

Cambridge Audio tërheq modelin Yoyo (M) nga përdorimi në Zvicër, pasi bateria mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr ose djegie

Cambridge Audio, në bashkëpunim me Inspektoratin Federal të Rrymës së Fortë (ESTI), ka njoftuar sot, më 23 nëntor, tërheqjen e altoparlantëve portativë Bluetooth Yoyo (M) për shkak të rrezikut nga zjarri dhe djegiet, përcjell albinfo.ch.

Bateria mund të mbinxehet, të marrë flakë dhe të lëshojë tym apo material të nxehtë, përfshirë gjatë karikimit.

Preken pajisjet në ngjyrë gri të çelët, gri të errët dhe blu, të shitura afërsisht nga viti 2016 deri më 2023. Kodet identifikuese në pjesën e poshtme fillojnë me “FD C10930”, “FD C10931” ose “FD C10965”.

Konsumatorët duhet të ndërpresin përdorimin, t’i shkëpusin pajisjet nga rryma dhe të mos i karikojnë. Ato duhet të mbahen larg materialeve të ndezshme dhe të mos hidhen, shiten, dhurohen apo dërgohen me postë deri në marrjen e udhëzimeve nga kompania.

Për rimbursimin dhe udhëzimet përkatëse, të prekurit mund të kontaktojnë në [email protected]./Albinfo.ch