Jeta në Zvicër

Zvicra e udhëheq OSBE-në

Këshilli i Përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka konfirmuar si sekretar të ri të përgjithshëm zviceranin Thomas Greminger.

Siç ka njoftuar OSBE, në një afat kohor prej pesë ditësh, secila prej 57 shteteve anëtare të OSBE-së mund të kundërshtojë propozimin e zviceranit. Nëse nuk do të ketë kundërshtime nga 12 deri më 18 korrik, Greminger mbetet në krye të OSBE-së edhe zyrtarisht.

Për gati 30 vjet Greminger ka mbajtur funksione të ndryshme në Departamentin e Jashtëm të Zvicrës, së fundi në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Foto:EDA