Lajme
Zvicra, e pesta në botë për kompetivitet në fushën dixhitale
Vendi me aftësinë më të lartë konkurruese sa i përket dixhitalizimit është SHBA-ja, transmeton albinfo.ch. Pozitat nga 2 deri 4 i zënë Singapuri, Suedia dhe Danimarka
Zvicra bën pjesë në mesin e vendeve më të avancuara në botë, sa i takon aftësisë konkurruese (kompetivitetit) në fushën dixhitale. Sipas një klasifikimi që ka bërë Shkolla e Lartë Ekonomike IMD e Lozanës, Zvicra në këtë kategori, zë vendin e pestë në konkurrencë botërore, shkruan srf.ch.
Vendi me aftësinë më të lartë konkurruese sa i përket dixhitalizimit është SHBA-ja, transmeton albinfo.ch. Pozitat nga 2 deri 4, para Zvicrës, i zënë shtetet si Singapuri, Suedia dhe Danimarka.
Në këtë listë, instituti në fjalë ka radhitur 63 vende, duke i përzgjedhur sipas kritereve, si: dija, teknologjia, shkalla e aftësimit për të ardhmen dixhitale etj.
Zvicra në këtë konkurrencë është më e fortë kur bëhet fjalë për të kuptuar dhe mësuar teknologjitë e reja, humb pikë sa i përket financimit, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër pra ka më pak mjete financiare në dispozicion kur është fjala për të mbajtur hapin në kthesën dixhitale që po ndodh në botë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













