Lajme
Zvicra dhe Gjermania kanë nevojë për punëtorë të huaj në aeroporte
Shkak mbingarkesa e aeroporteve
Kaosi po ndodh tashmë në aeroportet e Zvicrës, veçmas në atë të Cyrihut dhe po thuajse në të gjitha aeroportet e Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Arsyeja kryesore është numri i vogël i punëtorve në aeroporte dhe numri i madh i pasagjerëve.
Më së shumti mungesë të personelit në aeroporte ka në shtetin zviceran dhe atë gjerman.
Gjermania njëjtë sikurse Zvicra po synon të sjellë punëtorë të huaj sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar aeroportet e mbingarkuara nga mungesat e stafit gjatë sezonit të verës, sipas një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme.
Punëtorët e përkohshëm, të cilëve do t’u ofrohet akomodim dhe një pagë standarde, do të duhet të kryejnë të njëjtat kontrolle sigurie dhe besueshmërie si pjesa tjetër e personelit, si p.sh. mbajtësit e bagazheve. Këto kontrolle në përgjithësi zgjasin rreth dy javë.
Udhëtarët në të gjithë Europën po përballen me radhë të gjata këtë verë, pasi kërkesa për udhëtime është rikthyer plotësisht pas izolimeve të COVID-19. Aeroportet dhe linjat ajrore po hasin probleme me mbajtjen e një numri të mjaftueshëm të punonjësve të për të përballuar krizën.
Sipas shoqatës së aeroportit ADV, rreth një në pesë vende pune në fushën e sigurisë, të check-in dhe në mirëmbajtjen e avionëve është vakant. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











