E-Diaspora
Zviceranët refuzojnë financimin e lojërave olimpike dimërore 2026
Vendimi i zgjedhësve zviceranë praktikisht shënon fundin e përpjekjeve të vendit për të pritur lojërat, të cilat duhej të mbaheshin në Sion, kryeqyteti i Kantonit të Valais
100 milion franga janë refuzuar nga rreth 54% e votuesve të kantonit Valais, për organizimin e lojrave olimpike dimërore 2026.
Zvicra ka kandiduar për të organizuar Olimpiadën Dimërore në vitin 2026.
Ky propozim nuk është miratuar nga votuesit e kantonit Valais.
Vendimi i zgjedhësve zviceranë praktikisht shënon fundin e përpjekjeve të vendit për të pritur lojërat, të cilat duhej të mbaheshin në Sion, kryeqyteti i Kantonit të Valais, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
“Ky është fundi i projektit për të sjellë Olimpiadën e Dimrit në Sion më 2026. Nuk mundëm të bindim shumicën e votuesve se ky është një projekt i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm. Në fund, gjithçka ka të bëjë me paratë dhe njerëzit janë të shqetësuar se do të ishte shumë e shtrenjtë”, ka thënë zëdhënësi i fushatës për lojëra olimpike, Alexander Wefler, përcjell Albinfo.ch.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të ftojë kandidatët që zyrtarisht të dorëzojnë një kandidaturë në një seancë në tetor dhe qyteti pritës do të zgjidhet në shtator 2019.
Me anëtë sistemit të demokracisë zvicerane, votuesve në Valais iu është kërkuar të miratojnë financat që do të përdoreshin për sigurinë dhe ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme sportive.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












