Jeta në Zvicër
Zviceranët përurojnë teleferikun që bart 2 mijë turistë për 1 orë

Teleferiku në Valais mban emrin «Matterhorn glacier ride» dhe aktualisht është krenaria në vendpushimin e njohur dimëror të Zvicrës, Zermatt. Teleferiku në fjalë ka shënuar një rekord, pasi mund të bart deri në 2000 turistë në orë. Kostoja e ndërtimit ishte 52 milionë franga dhe ishte një sfidë logjistike, sepse vendi i ndërtimit ishte pothuajse 4 mijë metra mbi nivelin e detit. Punëtorët ndonjëherë u ekspozoheshin kushteve ekstreme.
Teleferiku i ri u përurua të shtunën në prani të rreth 500 mysafirëve. Këshilltarja federale e CVP-së, njëherësh ministrija e Transportit, Doris Leuthard, ishte e pranishme gjithashtu në ceremoninë e hapjes në stacionin e ri të ndërtuar në luginën “Trockener Steg”, përcjell albinfo.ch.
Teleferiku më i lartë në botë karakterizohet nga risitë e ndryshme, sipas operatorëve. Për shembull, dallimi prej 900 metrash në lartësi midis stacionit të luginës në 2939 metra mbi nivelin e detit dhe stacionit malor në 3883 metra mbi nivelin e detit mund të arrihet për vetëm nëntë minuta, falë një kombinimi të veçantë të transportit dhe tërheqjes së kabllit.
Turistët gëzojnë udhëtimin në 25 kabina, secila prej tyre mund të bartë 28 mysafirë dhe janë të aksesueshëm me rrota. Katër nga kabinat karakterizohen nga një luks i veçantë. Pas tre minutash në lëvizje duket nga lart panorama malore e këtij vendi të bukur zviceran në Alpe. Përveç kësaj, brendësia e kabinave është zbukuruar me mijëra kristale «Swarovski».
Udhëtimi në kabinën «Crystal» kushton 115 franga për person, 15 franga më shumë se në kabinat “normale”.
Kapaciteti i teleferikut të ri është deri në 2000 njerëz në orë. Hekurudhat ekzistuese bartin 600 persona në orë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë Mediat italiane raportojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej dy ditësh, u...
-
Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë
-
Ylli Bajrami diplomohet në “Baruch College” në Nju-Jork
-
Aksident i rëndë në Itali me të vdekur, dyshohet për dy të rinj nga Kosova
-
Aksident në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe NEOS në Vjenë u mor të...
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë