Kosova
Zviceranët nuk i frenojnë shpenzimet për pushime
Edhe pse shumë familje në Zvicër janë duke shkurtuar shpenzimet e tyre, kur bëhet fjalë për pushimet, nuk planifikohen tavane buxhetore, përcjell albinfo.ch.
Kjo është ajo që del nga një studim i ri i Mastercard, i cili zbuloi se 85 për qind e të anketuarve në Zvicër nuk po ndërmarrin asnjë masë për uljen e kostove për udhëtime dhe pushime.
Në fakt, 51 për qind planifikojnë të shpenzojnë edhe më shumë se sa në 2023-ën dhe 34 për qind kanë të njëjtin buxhet për pushime si vitin e kaluar.
“Vitet e fundit, zviceranëve u është dashur shpesh të bëjnë zgjedhje të vështira në lidhje me prioritetet e tyre financiare. Por dëshira për të jetuar përvoja pozitive mbetet e paprekur”, tha Daniela Massaro, drejtuese e Mastercard për Zvicrën. “Fuqia blerëse ka të ngjarë të rritet përsëri, gjë që duhet të mbajë shpenzimet e kohës së lirë në një nivel të lartë”.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










