Shkurt.ch
Zviceranët, më solidarë me viktimat e katastrofave se me ato të konflikteve
90 për qind të të anketuarve kanë thënë se janë solidarë me viktimat ee katastrofave natyrore dhe 62 për qind, me viktimat e konflikteve të armatosura
Zviceranët janë shumë solidarë me njerëzit në nevojë, është një mendim i përhapur dhe përgjithësisht i pranueshëm. Këtë e tregojnë edhe listat botërore, në të cilat shtetasit helvetikë rëndom zënë vendet e para. Por, vetë zviceranët konsiderojnë se shkalla e solidaritetit të tyre është më e lartë kur bëhet fjalë për fatkeqësitë natyrore se sa për konfliktet e armatosura ose politike në botë.
Siç tregon një sondazh i bërë nga organizata humanitare Glückskette, 90 për qind të të anketuarve kanë thënë se zviceranët tregohen veçanërisht solidarë në rastet e katastrofave natyrore. Ndërkaq, 62 për qind të të pyeturve kanë thënë se janë solidarë edhe në rastet kur ka nevojë për ndihma në vendet me konflikte të armatosura, shkruan nzz.ch.
Këtu bëhet fjalë për një dallim të dukshëm, pranojnë edhe në Glückskette. Sipas drejtorit të kësaj organizate, Tony Burgener, kjo ka të bëjë me gjendjen në Zvicër. Njerëzit këtu konsiderojnë se shumë më tepër kanë rrezik të jenë viktimë e ndonjë fatkeqësie natyrore se sa të një konflikti. Duke e projektuar veten në këtë rast, ata janë më të gatshëm të ndihmojnë në raste katastrofash.
Të anketuarit janë shprehur edhe për shkallën e solidaritetit që tregon qeveria e Zvicrës në rastet e njëjta. 80 për qind të tyre kanë shprehur mendimin se qeveria tregon solidaritet të madh me viktimat e katastrofave natyrore, ndërsa 68 për qind të tyre këtë solidaritet të qeverisë e shohin edhe në rastet e konflikteve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













