Lajme
Zviceranët janë më pak të shqetësuar për inflacionin sesa fqinjët e tyre
Vetëm 14.3 për qind e të anketuarve zviceranë thanë se inflacioni është burim shqetësimi për ta
Vetëm një në shtatë zviceranë po bën blerje të mëdha tani për të shmangur rritjen e çmimeve në të ardhmen, ndërsa një në katër gjermanë dhe austriakë po nxitojnë të blejnë më shumë gjëra për të mposhtur inflacionin në rritje, njofton albnfo.ch.
Këto janë rezultatet e një studimi të ri nga shitësi online Digitec Galaxus, i cili kërkoi të zbulonte se cili nga tre vendet shqetësohet më pak dhe më shumë për inflacionin.
Vetëm 14.3 për qind e të anketuarve zviceranë thanë se inflacioni është burim shqetësimi për ta, krahasuar me 27.4 për qind të gjermanëve dhe 27.9 për qind të austriakëve.
Sondazhi vuri në dukje se arsyeja për ndryshimin në “nivelin e shqetësimit” është se norma e inflacionit të Zvicrës ((3.4 për qind në qershor) është shumë më e ulët se në vendet fqinje – ku lëviz midis 7 dhe 8 për qind. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












