Lajme
Zvicër: Vapa e verës së vitit 2018 u ka marrë jetën 200 vetave
Këtë e tregon analiza e publikuar sot nga Zyra Federale për Mjedis (BAFU). Fjala është për një ngritje prej 3.4% të shkallës së vdekjeve në krahasim me verat “e zakonshme”
Njëra ndër “verat e shekullit” siç është cilësuar vera e vitit 2018 në Zvicër, për shkak të vapës së madhe që e ka karakterizuar, u ka marrë jetën 200 personave. Të gjithë këta kanë vdekur në muajin gusht, kur ishte kulmi i vapës së asaj vere.
Këtë e tregon analiza e publikuar sot nga Zyra Federale për Mjedis (BAFU), shkruan albinfo.ch. Fjala është për një ngritje prej 3.4% të shkallës së vdekjeve në krahasim me verat “e zakonshme”.
Verë edhe më e nxehtë se kjo ka qenë vera e vitit 2003. Atëherë, si pasojë e vapës kishin vdekur 1000 persona. Në atë vit, vapa ekstreme ka qenë e shpërndarë në të tre muajt e verës: qershor, korrik, gusht. Ndërsa vera e vitit 2015, e dyta për nga vapa, ka qenë fatale për 800 persona.
Përveç në jetë njerëzish, vapa e vitit 2018 ka pasur ndikimin e saj të madh negativ edhe në pyje, në rendimentet bujqësore dhe në rrjedhat e ujërave.
Sipas analizës së BAFU-s, edhe natyra në përgjithësi ka pësuar nga temperaturat e larta, transmeton albinfo.ch. Janë tharë trungjet e pemëve, ka pasur ngordhje të peshqve. Ndërsa sa u përket pasojave negative në bujqësi, vlen të përmendet se Zvicra është detyruar të blejë jashtë vendit më shumë se zakonisht kashtë për kafshët e veta.
BAFU thotë se në të ardhmen nnevojiten përpjekje më të mëdha për të përballuar valën e vapës në verë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











