Lajme
Zvicër: Primet e sigurimit shëndetësor do të rriten
Që nga dita e nesërme banorët e Zvicrës do të informohen për shumën e primeve të tyre të sigurimit shëndetësor për vitin 2022, përcjell albinfo.ch.
Santésuisse, një nga organizatat ombrellë që menaxhon fondet shëndetësore, e justifikon këtë rritje me rifillimin e trajtimeve mjekësore këtë vit, pas një rënieje në vitin 2020, kur procedurat ambulatore ishin pezulluar.
“Ne vërejtëm një rimëkëmbje të fortë në gjysmën e parë të 2021-ës, me një rritje të kostove prej 3.25 për qind për person”, sipas Christophe Kaempf, zëdhënësi i Santésuisse.
Sidoqoftë, Simon Zurich, nënkryetar i Federatës së Pacientëve, tha se kompanitë e sigurimeve kanë rezerva të mjaftueshme parash dhe nuk duhet të rrisin primet.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer të vërejmë se, përkundër një rënie të aktivitetit mjekësor në vitin 2020, primet në rritje vazhdojnë” të ushqejnë rezervat e tepërta të siguruesve shëndetësorë “, vuri në dukje ai.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











