Lajme
Zvicër: Ndërpriten të gjithë trenat dhe autobusët e natës
Autobusët dhe trenat që qarkullonin gjatë natës, nuk do të funksionojnë më deri në një njoftim tjetër
Nga fundjava e ardhshme, nuk do të ketë më trena dhe autobusë gjatë natës deri në një njoftim tjetër, njofton srf.ch.
Kompanitë e transportit do të mbyllin linjat e tyre të natës nga ora 23:00 për shkak të “orarit të shtetrrethimit” që është tashmë në fuqi në pothuaj të gjitha veprimtaritë në Zvicër, në lidhje me koronën.
SBB, Zyra Federale e Transportit (BAV) dhe PostBus kanë njoftuar të martën (sot) pezullimin e rrjetit të natës. Ky hap zhvillohet në koordinim me BAV dhe kantonet, transmeton albinfo.ch.
Linjat e natës, si sektor i veçantë, kanë funksionuar gjatë gjithë natës, për të lidhur qytete dhe aglomeracione të shumta, nga e premtja në të shtunë dhe nga e shtuna në të dielë. Ato u kanë shërbyer të shumtën të rinjve që dalin në fundjavë në lokale nate dhe argëtimi, shkruan albinfo.ch. Por, nga fundjava e datës 6./7. nëntor, këto linja ndërpriten.
Megjithatë, linjat e rregullta të mbrëmjes së vonë do të jenë akoma në funksion.
Kompanitë e transportit arsyetojnë pezullimin me “orën policore” nga ora 23:00, e cila zbatohet në të gjithë Zvicrën për të frenuar koronavirusin. “Si rezultat, nuk ka më kërkesë për për jetë nate” thuhet në njoftim.
Disa rrjete të natës si Moonliner dhe Nachtstern tashmë kanë pushuar së funksionuari, përcjell albinfo.ch. Të tjerët – si rrjeti i natës ZVV – nuk ishin më operacionale pas valës së parë të koronës.
Se kur trenat dhe autobusët lejohen të qarkullojnë përsëri në linjat e natës, sipas kompanive, varet nga udhëzimet e Këshillit Federal për “orën policore” dhe jetën e natës.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












