Lajme
Zvicër: Deputetët lejohen në parlament, me maskë në vend të certifikatës
Fakti që Bundeshaus-i (Pallati Federal) - ndryshe nga fushat e tjera të jetës - nuk duhet t'i nënshtrohet detyrimit për certifikatë ka shkaktuar debat publik
Pas Dhomës së Kantoneve të hënën, edhe Dhoma Nacionale sot ka miratuar gjithashtu mocionin që parashikon detyrimin për certifikatë Covid, për ata që hyjnë në ndërtesën e parlamentit, shkruan srf.ch
Por, Dhoma e Kantoneve (Senati) kishte futur në lojë përjashtimin sipas të cilit, ata që nuk mund të tregojnë certifikatën Covid duhet të lejohen të hyjnë në ndërtesën e parlamentit. Mjafton të kenë maskën.
Një pakicë në Dhomën Nacionale ka kërkuar pa sukses që ky përjashtim të fshihej. Kështu, kjo dhomë ka miratuar përjashtimin në fjalë, me 145 vota pro dhe 41 kundër.
Fakti që Bundeshaus-i (Pallati Federal) – ndryshe nga fushat e tjera të jetës – nuk duhet t’i nënshtrohet detyrimit për certifikatë ka shkaktuar debat publik në Zvicër.
Të dy dhomat ende nuk kanë votuar për klauzolën e urgjencës. Nëse propozimi pranohet në votimin përfundimtar të premten, atëherë ai mund të hyjë në fuqi menjëherë.
Kjo gjithashtu do të heqë xhamat e pleksiglasit në dhomat e Parlamentit dhe po ashtu do të heqë edhe detyrimin për maskë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












