Lajme
Zvicër: A do të vazhdojë rritja e çmimeve?
Ekspertët e industrisë kanë pikëpamje të ndryshme. Për disa kulmi do të arrihet deri në verë, sipas të tjerëve do të duhet të presin më gjatë
A ka gjasa që rritja e çmimit të vazhdojë? Në qershor ato u rritën me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Sipas raportimeve të Blick, prej 30 vjetësh nuk ka pasur një rritje të tillë, transmeton albinfo.ch.
Parashikimet
Por, çfarë të ardhme mund të presim? Sipas Bankës Kombëtare të Zvicrës, inflacioni do të arrijë kulmin deri në fund të verës. Në atë pikë, çmimet duhet të rriten më pak intensivisht, edhe nëse ato nuk do të bien. Parashikimi i Jan-Egbert Sturm i Qendrës për Kërkime Ekonomike ETHZ është i një përmbajtje tjetër. Ai beson se nuk ka gjasa që situata të normalizohet para vjeshtës. Për të kundërshtuar rritjen e çmimeve, Sturm shpreson në masa kompensimi, të cilat megjithatë duhet të jenë adekuate dhe “të arsyeshme”.
Klaus Wellershoff, ekonomist, nuk sheh shpresa të mëdha për të ardhmen. Në të vërtetë, fakti që punëtorët kërkojnë paga të përshtatshme mund të ndihmojë që inflacioni të zgjasë për një kohë të gjatë, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











