Sport
Zogaj referon ndeshjen e Rashicës
Siç dihet për Vitessen aktivizohet mesfushori nga Kosova, Milot Rashica, për të cilin ende nuk dihet nëse do të luajë nga fillimi, për shkak se skuadra e tij nuk ka gjasa për kualifikim
Gjyqtari shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj do të referojë edhe një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë për ndeshjen Vitesse-Nice, që është e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Zogaj do të jetë gjyqtar ndihmës në këtë përballje, ashtu si edhe Sladan Josipoviq nga Zvicra, derisa gjyqtari kryesor i takimit është Sandro Schärer po ashtu nga Zvicra.
Siç dihet për Vitessen aktivizohet mesfushori nga Kosova, Milot Rashica, për të cilin ende nuk dihet nëse do të luajë nga fillimi, për shkak se skuadra e tij nuk ka gjasa për kualifikim.
Nga ky grup janë kualifikuar Lazio dhe Nice. Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 21:05 në Holandë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









