Sport
Zogaj drejton me sukses ndeshjen Barcelona-City
Ky është edhe një sukses i radhës për gjyqtarin kosovaro-zviceran, i cili ka ndarë drejtësinë në shumë kampionate të rëndësishme, por edhe në gara evropiane

Gjyqtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj me sukses drejtoi sfidën Barcelona-Manchester City për të rinj, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve, ku katalunasit shënuan fitore me rezultat 1:0.
Zogaj ka qenë gjyqtar anësor së bashku me Johannes Vogel, derisa kryesor ishte Sandro Scharer. Të tre gjyqtarët ishin nga Zvicra.
Ky është edhe një sukses i radhës për gjyqtarin kosovaro-zviceran, i cili ka ndarë drejtësinë në shumë kampionate të rëndësishme, por edhe në gara evropiane.
Me këto ritme që po ec, Zogaj, shumë shpejt pritet që të referojë edhe në garat më të rëndësishme, si Liga e Kampionëve, apo edhe Kampionate Evropiane e Botërore. Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gjyqtarët kosovarë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor