Një zjarr që kishte shpërthyer sot në objektin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës ka ngjallur shqetësim te qytetarët.
Ndërkohë, pas ndërhyrjes së ekipit të zjarrfikësve, zjarri është arritur të shuhet
Lidhur me këtë, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore Tahir Arbneshi ka thënë për RTK se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbeturinave
Ndërsa në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe ministri i MASHT-it, Shyqyri Bytyqi i cili tha se akoma nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por dëme brenda objektit nuk ka përveç në anën e jashtme.