Lajme
Zjarret masive në Evropë djegin 700 mijë hektarë pyje
Kjo është një ndër verat më të vështira ndonjëherë, ka thënë Komisioni Evropian.
Evropa është përfshirë këtë verë nga zjarret masive, të cilat kanë djegur një sipërfaqe rekord pyjesh prej 700,000 hektarësh deri më tani. Kjo është sipërfaqja më e madhe ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve.
Kjo është një ndër verat më të vështira ndonjëherë, ka thënë Komisioni Evropian, i cili ka bërë vlerësimin, duke thënë se dhe sipërfaqja pyjore e djegur është më e larta që nga viti 2006, përcjell Albinfo.ch.
“Deri më tani, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar nëntë herë nga pesë vende. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën gjatë gjithë kohës përmes qendrës sonë të koordinimit të reagimit emergjent në Bruksel dhe të mobilizojmë ndihmën e nevojshme”, tha Janez Lenarcic, Komisioner Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.
Zjarret që përfshinë Evropën dogjën edhe dhjetëra shtëpia dhe morën mijëra jetë njerëzish gjithashtu.
Ndërkohë që vatra aktive ka ende në Itali, Spanjë e Portugali.
Por Evropa nuk ishte e vetmja që përjetoi zjarret masive, edhe në shtete të ndryshme në SHBA u raportuan vatra zjarri masive, duke djegur mijëra hektarë sipërfaqe me bimësi.
Një zjarr tjetër masiv ka djegur edhe sipërfaqe të tëra pyjore në Moskë, ndërsa në Algjeri një zjarr që vazhdon të jetë aktiv nga dje u ka marrë jetën 38 personave./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









