Jeta në Zvicër
Zhduket delja e politikanit zviceran, policia e gjen në frigorifer
Një kërkim i pazakonshëm ka ndodhur në një qendër strehimi të azilantëve në Kantonin e Aargaut: Policia ka zbuluar një dele të therur pa lesh në frigorifer
Për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, policia rajonale e Lenzburgut është dashur të intervenojë të hënën, në qendrën e strehimit në Holderbank. Aty banojnë refugjatët që kërkojnë azil. Pas arritjes së policisë, gjithçka ishte qetësuar – por policia bëri një tjetër zbulim. Siç shkruan “Aargauer Zeitung”, në frigorifer është gjetur një dele e therur pa lesh, njofton Albinfo.ch.
Kafsha e therur ka qenë e një kopeje delesh, pronar i së cilës, ironikisht, është kryetari i Shoqatës së fermerëve të Kantonit Aargau, Alois Huber. Politikani i SVP ka deklaruar: “Në mëngjesin e hershëm kam marrë një telefonatë dhe më pyetën nëse njëra nga delet e mia ishte zhdukur”. Delja e zhdukur u identifikua shumë shpejt nga numri. “Njëra nga më të veçantat”, thekson Huber. Kafsha ishte tetëmuajshe dhe kishte një vlerë prej rreth 250-300 franga, transmeton albinfo.ch.
Dy azilkërkues të refuzuar nga Pakistani (31) dhe Burma (33) dyshohen se kanë vjedhur dhe kanë therë kafshën. Sipas Roland Pfister, zëdhënës i Policisë Kantonale të Aargaut, pakistanezi u arrestuan për shkak të sjelljes së tij të ashpër.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










