Kosova
Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill të vitit 2023
Është arritur pajtim që zgjedhjet në katër komunat veriore të shtyhen për muajin prill të 2o23.
Vendimi është marrë pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me kryeminstrin Albin Kurti dhe dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në.
Osmani në një konferencë për media deklaroi se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, u shpreh Osmani.
Tutje ajo ka përmendur pengesat e zyrtarëve të KQZ-së dhe sulmet ndaj policëve dhe mediave.
Presidentja theksoi se ka kërkuar nga Policia dhe AKI raport për sigurinë para zgjedhjeve në veri, të cilën e ka marrë ditë më parë.
Një raport tha se e ka marrë edhe nga KQZ, ndërkohë, organizatat vendore dhe ndërkombëtare nuk kanë aplikuar për t’i vëzhguar.
“Duke u bazuar në këto raporte, propozimi i im ishte që të shtyhen zgjedhjet në këto katër komuna, diskutuam për datën dhe në fund erdhën në përfundim që të shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve”, u shpreh Osmani.
Ndryshe, zgjedhjet në veri paraprakisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët. Për shkak të situatës së tensionuar, SHBA-ja dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, kishin kërkuar me ngulm që zgjedhjet të shtyhen për një datë tjetër.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të entjen se SHBA-ja konsideron se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










