Kosova
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në 4 komunat e Mitrovicës së Veriut
Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe
Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, sot do mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionarë
Ndërkaq, numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin votimin është rreth 500 vëzhgues.
Vuçiq i fton serbët të dalin në zgjedhje
Këtë të diel janë hapur prej orës 07:00 të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.
Pak kohë para nisjes së votimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Kjo thirrje sipas tij bëhet me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e Serbisë.
“Le të dalin në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Pink”.
Konferenca e parë e KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën për media për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në veri për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull dhe procesi zgjedhor ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar.
“Duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve. Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka thënë ai.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, janë 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Kurse, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017”.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









