Kosova
Zëvendësministrit kosovar të Drejtësisë nuk i lejohet t’i vizitojë të burgosurit në rastin “Kumanova”
Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu, për të vizituar të dënuarit për ngjarjet e Kumanovës, i njohur ndryshe si rasti “Lagjja e Trimave”.
Sipas arsyetimit të Drejtorisë së Burgjeve në Maqedoni të Veriut, vizitën mund ta bëjë vetëm ndonjë konsull i Ambasadës së Kosovës në Shkup, por jo edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
“Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve konsideron se zëvendësministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i vendit të tij në Maqedoni, por është përfaqësues politik i Kosovës… Për këtë arsye, duke respektuar ligjin, Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve ju njofton se nuk mund të pranojmë kërkesën tuaj për vizituar të dënuarit”, thuhet më tej në sqarimin e Drejtorisë së Burgjeve.
Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, më 8 dhjetor kishte paralajmëruar se më 9 dhjetor do të vizitojë Shkupin, si dhe burgun e Idrizovës dhe se do të takohej me drejtuesit e institucionit.
Megjithatë, më pas vizita ishte anuluar për shkak të mungesës së një kërkese zyrtare nga ana e tij.
Rasti “Kumanova” ka ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kur një grup i armatosur, shumica shtetas të Kosovës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ishin përballur me forcat maqedonase të sigurimit, derisa grupi ishte vendosur në këtë qytet me arsyetimin “për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve”.
Gjatë dy ditë luftimesh ishin vrarë 18 persona, nga të cilët tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur. Ndërkaq, 38 pjesëtarë të grupit ishin arrestuar – tetë prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, katër janë liruar, kurse të gjithë të tjetër janë dënuar me 746 vjet burgim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











