Sport
Zeneli po vazhdon të shkëlqejë në Holandë
Sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli ka shënuar një gol spektakolar ndaj Feyenoordit, derisa më parë bëri edhe një asistim. Ai ka shënuar gjashtë gola në kampionatin holandez
Vazhdon edicioni fantastik në kampionatin holandez për Arbër Zenelin, i cili ka qenë protagonisti kryesor i barazimit 2:2 të Hereenvenit në fushën e Feyenoordit. Sulmuesi kosovar ka dhuruar fillimisht një asistim e më pas ka realizuar golin e tij të gjashtë në këtë edicion në Eredivisie, në 11 ndeshje të luajtura, shkruan albinfo.ch.
Ai u bë protagonist në këtë ndeshje që në minutën e pestë, kur dha asistin për golin e epërsisë.
Kryesuesit e kampionatit holandez përmbysën gjithçka me Jorgensen dhe Karsdorp, por Zeneli barazoi shifrat me një goditje spektakolare nga distanca në minutën e 60-të të ndeshjes.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes, duke mbajtur Hereenven në vendin e katërt në kampionat, në zonën e Ligës së Evropës.
http://www.dailymotion.com/video/x4zu1cd_all-goals-hd-feyenoord-2-2-heerenveen-30-10-2016_sport
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








