Ukraina
Zelenskyy: Ndihma më e fundit ushtarake e Uashingtonit, tejet e fuqishme
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vlerësoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake të dërguar së fundmi, e cila përfshin edhe automjete të blinduara. Zoti Zelenskyy tha se janë “pikërisht ato që u nevojiten” trupave ukrainase në përpjekjet e tyre për të mposhtur Rusinë.
Të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi detaje të ndihmës prej 3.75 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe fqinjët e saj në krahun lindor të NATO-s.
Kjo është paketa ushtarake më e madhe që i është dërguar deri tani Kievit. Për herë të parë në të përfshihen automjete të blinduara ‘Bradley’, të njohura si tanket-vrasës, për shkak të raketave antitank që lëshojnë.
Në fjalimin e tij televiziv të premten në mbrëmje, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e quajti atë “një paketë tejet të fuqishme”.
“Për herë të parë, ne do të marrim automjete të blinduara Bradley. Kjo është pikërisht ajo që na nevojitet. Armë dhe fishekë të rinj, përfshirë ato me precizion të lartë. Raketa të reja, dronë të rinj. Kjo ndihmë vjen në kohë dhe është shumë e fuqishme”, tha ai.
Zoti Zelenskyy falënderoi presidentin amerikan, Joe Biden, ligjvënësit amerikanë si dhe amerikanët e thjeshtë që sikurse tha “vlerësojnë lirinë dhe që dinë se ajo ia vlen të mbrohet”./VOA
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











