Lajme
Zelensky: Ukraina nuk është fajtore për shpërthimin në Poloni
“Kjo nuk është provë”, Biden hedh dyshime mbi pretendimin e Zelensky për raketat në Poloni
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk është fajtore për goditjen me raketë në Poloni të martën, ku humbën jetën dy persona, raporton BBC.
Zelensky ka thënë se ka marrë garanci nga komandantët kryesorë se raketa nuk ishte e Ukrainës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, iu përgjigj të enjten pretendimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se një raketë ukrainase nuk ishte përgjegjëse për një shpërthim vdekjeprurës në Poloni të martën.
“Kjo nuk është prova”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi u kthye nga samiti i G20 në Bali, Indonezi.
Dy fermerë vdiqën të martën kur një raketë ra jashtë fshatit lindor polak të Przewodow, rreth 6.4 kilometra në perëndim nga kufiri ukrainas.
Zyrtarët polakë kanë treguar se ka të ngjarë që një raketë ukrainase, e vendosur nga mbrojtja ajrore e saj mes valëve të sulmeve raketore ruse të martën, ka rënë brenda territorit polak.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, Zelensky tha se nuk besonte se raketa ishte ukrainase.
“Nuk ishte raketa jonë”, tha ai.
Më vonë, në fjalimin e tij të përditshëm me video, Zelensky tha se “sqarimi i të gjitha rrethanave se si agresioni rus kaloi kufirin polak” ishte tani një çështje përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai tha se kishte folur me presidentin polak, Andrzej Duda, dhe kishte shprehur ngushëllimet e tij, por këmbënguli se ishte “agresioni rus” që u kishte marrë jetën dy shtetasve polakë.
“Pozicioni ukrainas është shumë transparent: ne duam të përcaktojmë të gjitha detajet, çdo fakt. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë që ekspertët tanë t’i bashkohen punës së hetimit ndërkombëtar dhe të kenë akses në të gjitha të dhënat në dispozicion të partnerëve tanë për shpërthimin”, tha Zelensky.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












