Lajme
Zelensky, i hapur për praninë e trupave të huaj në Ukrainë
Ukraina më shumë se kushdo tjetër dëshiron që kjo luftë të përfundojë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se do ta konsiderojë vendosjen e përkohshme të forcave të huaja ushtarake në tokën ukrainase derisa vendi të bëhet anëtar i NATO-s, si mënyrë për ta siguruar vendin e tij si pjesë e marrëveshjes për paqe me Rusinë.
Duke folur më 9 dhjetor në një konferencë të përbashkët në Kiev me liderin opozitar të Gjermanisë, Freidrich Merz, Zelensky tha se për të qenë Ukraina e sigurt, nuk nevojitet vetëm anëtarësimi në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian gjithashtu, në mënyrë që të frenohej agresioni nga Moska.
“Një kontingjent i forcave ushtarake nga një vend apo tjetër mund të qëndrojnë në Ukrainë derisa ajo të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Zelensky, duke lënë të nënkuptohet se Kievi është i hapur për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për luftën ruse gati tre vjet të gjatë.
Deklarata e Zelenskyt u bën jehonë diskutimeve të mëparshme këtë vit, kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë.
Derisa Zelensky pranoi se konsultimet mbi këtë çështje janë duke vazhduar, ai theksoi se dhënia e garancive absolute të sigurisë për Ukrainën është e rëndësishme.
“Ukraina dëshiron më shumë se kushdo tjetër që kjo luftë të përfundojë. Nuk ka dyshim, një zgjidhje diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë këtë”, tha ai.
“Nëse ka pauzë derisa Ukraina nuk është në NATO, edhe nëse kemi ftesën dhe nuk jemi në NATO, dhe do të ketë pauzë, atëherë kush na garanton siguri neve?” shtoi Zelensky.
Zelensky tha më vonë në një postim në Telegram se planifikon t’i telefonojë presidentit amerikan, Joe Biden, për të biseduar për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Kievi ka bërë thirrje për zotime më të mëdha të sigurisë nga aleatët e tij perëndimorë.
Rusia ka bërë përparime të vogla në fushëbetejë muajt e fundit dhe tani kontrollon gati një të pestën e territorit ukrainas në konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë disa herë se një marrëveshje paraprake e arritur midis dy vendeve në Stamboll gjatë javëve të para të luftës – e cila nuk u zbatua – mund të shërbejë si bazë për bisedimet e ardhshme për paqe.
Megjithatë, kundërshtimi i Moskës ndaj pranimit të Ukrainës në NATO mbetet pengesë e madhe, pasi Rusia e konsideron këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.
Lutja e Zelenskyt për anëtarësim në NATO vjen në një kohë debatesh gjithnjë e më të mëdha ndërkombëtare rreth politikës së “dyerve të hapura” të aleancës, e cila lejon vendet të anëtarësohen, me kusht që t’i plotësojnë kriteret e caktuara.
Gjithashtu, kjo po ndodh në kohën kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet ta marrë detyrën muajin e ardhshëm.
Derisa administrata Biden e ka mbështetur fuqishëm Ukrainën, Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, e ka kritikuar SHBA-në për mbështetjen në vlerë dhjetëra miliarda dollarë që ia ka dhënë Ukrainës që nga nisja e pushtimit nga Rusia. Trumpi ka thënë se mund t’i japë fund luftës brenda 24 orëve pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, pa shpjeguar si do ta rrinte këtë.
Ekspertët thonë se do të jetë e vështirë të arrihet shpejt ndonjë marrëveshje paqeje, pasi ka shumë aspekte për t’u trajtuar, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe lehtësimin e sanksioneve për Rusinë. Ndërkohë, administrata në largim e Bidenit ka përshpejtuar dërgesat e armëve për Ukrainën përpara transferimit të pushtetit.
Trump u takua me Zelenskyn dhe Macronin në Paris, më 7 dhjetor, për të biseduar për luftën. Zelensky i quajti bisedimet trepalëshe “të mira dhe produktive” dhe tha se liderët folën rreth mundësisë për një “paqe të drejtë”.
Në intervistën e tij të parë televizive që nga fitorja në zgjedhje në nëntor, Trump tha në NBC News se Ukraina “ndoshta” duhet të përgatitet për të pranuar më pak ndihmë nga Uashingtoni pasi ai të marrë pushtetin./REL
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













