E-Diaspora
‘Zebi 2016’ me mbi 140 orinetime profesionale për të rinjtë
Në kuadër të orientimit profesional, prindërit janë kujdestarët më të rëndësishëm të fëmijëve të tyre. Një mundësi për të lehtësuar përzgjedhjen e profesionit, ofrohet në kuadër të panairit të arsimit të Zvicrës qendrore ‘Zebi 2016’ i cili do të mbahet me datë 5 dhe 6 Nëntor 2016 në Luzern. Të gjithë ata që flasin gjuhë të huaj dhe të rriturit që kanë ndërruar vendbanim, ftohen të marrin pjesë në panairin e orientimit, i cili ofron këshilla për orientimi në arsimin profesional për më shumë se 140 profesione të ndryshme.
Nëse ju e pyesni veten tuaj, se cili është profesion më i mirë është për ju, si dhe për fëmijën tuaj, një profesion i përshtatshëm, përmes së cilit do të ndihmonit sa më mirë djalin apo vajzës tuaj në kohën e zgjedhjes së profesionit, atëherë një mundësi do të ishte Panairi i arsimit profesional ‘ZEBI 2016’. Panairin i orientimit profesional ’Zebi 2016’ i cili mbahet nga 5./6. Nëntor në Luzern, pikë kryesore do të ketë vështrimin e përgjithshëm mbi sistemin e arsimit profesional zviceran si dhe aspektin e gjerë të shkollimit profesional të kualifikuara dhe mundësitë për kurse kualifikimi.
Në kuadër të Panairi ju do të keni mundësin që pyetjet e juaja t’ia drejtoni direkt nxënësve dhe specialistëve. Në ndihmë do të jenë edhe ndërmjetësuesit interkulturor që do të jenë në panair për të përkthyer dhe për të dhënë sqarimet në pyetjet e juaja. Shoqërimet në panair në gjuhën shqipe, do të mbahen me 5. Nëntor 2016, Ora 13.30. Shoqërimet për orientim në arsimin profesional në panair janë falas dhe nuk duhet lajmëruar më parë, ato do të zgjasin rreth 2 orë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











