Lajme
Zbulohet sëmundja nga e cila vuan Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, vuan nga gastroenteriti, një problem në stomak. Këtë e konfirmuan autoritetet përkatëse pas shqetësimeve shëndetësore që përjetoi kreu i shtetit gjatë një interviste televizive. Ministri turk i Shëndetësisë, njoftoi se Erdogan do t’i rinisë së shpejti me eventet e fushatës presidenciale.
“E kam vizituar presidentin këtë mëngjes. Ai dërgon përshëndetjet e tij për të gjithë ju. Gjendja shëndetësore e presidentit është e mirë. Gastroenteriti infektiv që ka përjetuar e ka pakësuar efektin e tij”, tha Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë në Turqi.
Erdogan njoftoi më herët përmes “Twitter”-it se do të bënte disa ditë pushim nga angazhimet e tij publike me këshillë të mjekut. 69-vjeçari, lideri më jetëgjatë i Turqisë, ka fituar më dhjetwra procese zgjedhore dhe i ka mbijetuar përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Pas më shumë se 20 viteve në pushtet, votimi i 14 majit, mund të jetë prova më e vështirë për Erdogan për shkak të rënies së popullaritetit nga politikat e gabuara ekonomike. Rivali kryesor është lideri i opozitës, Kemal Kiliçdarollu, i cili është zgjedhur si kandidat nga gjashtë parti politike.
74-vjeçari, që sipas sondazheve ka një shans të mirë për të rrëzuar nga froni “presidentin e përjetshëm”, ishte mes shumë politikanëve që i uruan Erdoganit një shërim të shpejtë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










