Shqipëria
Zbrazet fshati, të gjithë duan azil
Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin
Fshati Torovicë në Lezhë të Shqipërisë ka nisur të boshatiset. Dhjetëra familje kanë braktisur fshatin dhe janë larguar, duke kërkuar azil drejt vendeve të BE-së, e të tjerë po bëhen gati të ikin, transmeton “Report TV”.
Mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe varfëria e thellë po nxit ikjen masive të banorëve të kësaj zone.
Këta të fundit thonë se e kanë humbur shpresën, ndaj e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim, përcjell albinfo.ch.
Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin.
Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës, por udhëtimi është mjaft i vështirë, pasi rruga ka degraduar plotësisht, duke e bërë thuajse të pakalueshme.
Teksa largohesh nga Torovica merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












