CH-Ballkani
Zaev-Tsipras flasin për emrin e Maqedonisë në Davos të Zvicrës
Kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Greqisë kanë biseduar për më shumë se tre orë për çështjen e emrit. Zaev dhe Tsipras, kanë biseduar në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, shkruan albinfo.ch.
Aeroporti nuk do të quhet më “Aleksandri i Madh” dhe autostrada nuk do të quhet më “Aleksandri Maqedonas”. Kjo e fundit do të quhet “Miqësia”. Kjo është shenja e parë për përparimin që kanë bërë.
Dy kryeministrat duan të shqyrtojnë dhe zgjerojnë mundësitë e një konvergjence historike, përsa i përket emërtimit të ri të fqinjit verior të Greqisë, si dhe për çështjet e tjera që lidhen me kombin dhe gjuhën, e që ndajnë dy shtetet për gati tre dekada.
Gjithashtu është bërë e ditur se negociatori i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz do të udhëtojë për në Shkup më 31 janar, e në datën 1 shkurt do të ketë takim me kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm Dimitrov.
Palët shihen se kanë bërë përparime të dukshme dhe nuk ka dallime si më herët, derisa Zaev, ka theksuar se është shumë optimist se do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









