Autotech

YouTube me shërbim me pagesë nga viti i ardhshëm

YouTube është faqja më e madhe për video në internet. Ajo ofron shikim të videove falas

YouTube po planifikon të sjellë një shërbim muzikor me pagesë në mars, raporton “Bloomberg”.

“Warner Music Group” tashmë ka nënshkruar kontratë me YouTuben, ndërsa “Bloomberg” shton se përpos saj edhe “Sony Music”, “Universal Music Group” dhe “Merlin” janë në bisedime për këtë shërbim, transmeton Albinfo.ch.

Shërbimi i referuar si “Remix” do të garojë me platformën “Spotify”.

YouTube është faqja më e madhe për video në internet. Ajo ofron shikim të videove falas, ndërsa viteve të fundit ka përfshirë edhe reklama nëpër video.