Sport
Xhudistja nga Zvicra fiton medalje për Kosovën
Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 70 kg në garat për Kupën Evropiane për juniorë në Lignano të Italisë

Xhudistja nga Zvicra, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e parë, duke përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare në këtë sport, shkruan albinfo.ch.
Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 70 kg në garat për Kupën Evropiane për juniorë në Lignano të Italisë.
Në përballjen për vendin e tretë, Loriana e mposhti gjermanen Gantner Alexandra dhe kështu e fitoi medaljen e bronztë.
Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur për suksesin e Lorianës. “Vjen edhe medalja e katërt këtë fund javë. Si kurrë më parë Kosova ka fituar medalje në gara zyrtare të Kupave Botërore për të rritur në Antalia dhe junior në Lignano të Italisë. Loriana Kuka më në fund kurorëzoi me medalje të bronztë pas katër luftërave në kategorinë 70 kg për juniore në Itali. Java më e bereqetshme e xhudos kosovare e plus ketë javë pushoi kampionia olimpike”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Zvicër: Dëbohet kosovari, kërkonte punë me dokumente false polake Gjykata Administrative konstaton se urdhri i largimit nga Zvicra, i dhënë nga MIKA ishte një vendim...
-
Majlinda Mulaj – Inovatore e estetikës funksionale në Zvicër
-
FENIX nga Zvicra përfaqëson diasporën në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë
-
Këshillat e babait dhe debutimi me Kosovën, rrëfehet Alketa Rama
-
Ambasada e Kosovës në Austri: Shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar përmes platformës E-Kosova
Jeta në Austri
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat Një anketë e fundit tregon se industria e restoranteve në Austri po përballet me sfida serioze...
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024
-
Ambasada e Kosovës në Austri: Shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar përmes platformës E-Kosova