Sport
Xhaka: Zvicra është shtëpia ime, por nuk i harroj rrënjët shqiptare
“Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, ka thënë Granit Xhaka
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë për televizionin e Arsenalit, ka treguar për familjen e tij, ku ka folur për prindërit e tij, Kosovën dhe Zvicrën, shkruan albinfo.ch.
Ai ka treguar në fillim si prindërit e tij shkuan në Zvicër. “Prindërit e mi janë larguar nga Kosova para luftës. Qëllimi i parë ishte të shkojnë në Suedi, por kishin disa shokë në Zvicër dhe qëndruan dy-tri javë. Atyre iu pëlqeu Zvicra dhe vendosën të qëndrojnë. Kur erdhën ata në Zvicër nuk kishin asgjë. Ata kishin vetëm rrobat, por kanë punuar shumë për familjen dhe kur keni një qëllim mund t’ia arrini. Pa prindërit nuk do të isha këtu. Më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Xhaka.
Ai gjithmonë shkon në pushime në Kosovë. “Kur shkoj në Kosovë ose Shqipëri shoh që ende ka njerëz që nuk kanë asgjë për të ngrënë. Të kthen në realitet dhe e sheh sa me fat që je”.
Xhaka ka treguar edhe për një lëndim të rëndë që kishte. “Kam menduar të lë futbollin pasi kisha këputur ligamentet. Në futboll duhet të keni edhe fat. Në Kampionatin Botëror për U-17 kam shkuar pasi një tjetër lojtar ishte i lënduar. Këto gjëra ndodhin në futboll”.
Ai ka shtuar se zemra e tij është e ndarë në gjysmë. “Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, ka shtuar tutje Xhaka.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriGranit Xhaka
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër-Angli
- Profesioni:Futbollist
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











