Sport
Xhaka, ky lider i heshtur
Granit Xhaka i cili ndihmoi Zvicrën që për herë të parë të kalojë grupet, do të ndeshet me Poloninë, është i jashtëzakonshëm me top dhe pasime, edhe kur është nën presion
Është folur shumë për Granit Xhakën në ndeshjen me Francën. Më shumë për fanellën e tij që është shqyer dy herë sesa paraqitjen e tij, që nuk bie shumë në sy, shkruan albinfo.ch.
Kontributi i tij ndoshta nuk vërehet shumë, por ai ishte futbollisti kryesor i Zvicrës, që e dominuan Francën me 59 % të posedimit të topit. Ai ka një elegancë të madhe, derisa në dy takimet e para ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes.
Xhaka i cili ndihmoi Zvicrën që për herë të parë të kalojë grupet, do të ndeshet me Poloninë, është i jashtëzakonshëm me top dhe pasime, edhe kur është nën presion.
Ai ka bërë 292 pasime të sakta, ku më i mirë ishte vetëm Toni Kroos, derisa ishte më i mirë se Andres Iniesta. Gjithashtu përqindja prej 92 e bën atë lojtarin me përqindjen më të mirë të pasimeve të sakta deri më tani në këtë Evropian.
Xhaka, i cili iu bashkua Arsenalit nga Borussia Moenchengladbach, punën më të madhe e bën në zonën e Zvicrës, duke i ndihmuar ekipit të tij në mbrojtje. Ai është i mirë në mbrojtje dhe në sulm. Gjashtë gola ka në 46 ndeshje me Zvicrën dhe nënta gola në Bundesligë për katër vjet me Borussian. Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka thënë para Evropianit se Xhaka do të jetë kapiten i ardhshëm i Zvicrës. “Ai mund të marrë përgjegjësinë. Ai ka karakter për këtë. Ai është i gatshëm të jetë lider i ekipit. Xhaka mund të jetë arma e duhur për trajnerin. Ai gjithashtu është shumë i kujdesshëm”, kishte thënë Petkoviq.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











