Sport
Xhaka këndon shqip te Arsenali
Kënga që 23-vjeçari ka vendosur ta këndojë është ‘A e din sa shumë të dua’. Video është publikuar nga portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez
https://www.youtube.com/watch?v=VvetOu3DOqE
Granit Xhaka i është bashkuar Arsenalit për përgatitjet para sezonale. Me këtë rast mesfushori shqiptar ka kënduar shqip para lojtarëve të klubit londinez, shkruan albinfo.ch.
Kënga që 23-vjeçari ka vendosur ta këndojë është ‘A e din sa shumë të dua’. Video është publikuar nga portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez.
Ndërkohë, Xhaka ka folur edhe për lojtarët e preferuar. I pyetur se cilët ishin futbollistët që i pëlqente t’i ndiqte dhe i admironte kur ishte më i ri Xhaka u përgjigj “Mendoj që Zidane. Ai ishte një lojtar perfekt. Patrick Viera ishte këtu dhe ai është gjithashtu një legjendë, ai ishte një lojtar shumë i mirë”.
Sa i përket krahasimit që i është bërë me Bastian Schëeinsteigerin nga Ottmar Hitzfeld, Xhaka deklaroi që është një kompliment, por ai nuk është Schëeini i ri, ai është një tjetër lojtar, është Granit Xhaka.
Jack Wilshere tani beson se 23-vjeçari do të ketë ndikim të madh në Londër dhe mund t’ia sjellë sërish Arsenalit titullin e kampionit.
“Kam luajtur kundër tij në nivele të të rinjve disa herë për Anglinë dhe edhe për ekipin e parë të Anglisë, andaj e njoh mirë. Gjithmonë kam menduar se është lojtar i mirë, i fuqishëm dhe të majtë të mirë”, ka thënë anglezi për uebfaqen e Arsenalit.
“Ai është lider, mund ta mbajë mesfushën të bashkuar dhe të nisë gjërat nga prapa drejt sulmit. Është transferim i qëlluar”, ka shtuar ai.
Xhaka pritet të debutojë të enjten në duelin me yjet e ligës MLS.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










