Sport
Xhaka ia ofron Shaqirit titullin e Kapitenit
"Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund ta ketë (nga unë) shiritin e kapitenit. S`ka problem. Për mua nuk luan rol nëse ekam shiritin ose jo"
Në një intervistë që Granit Xhaka i ka dhënë gazetës Blick menjëherë pas ndeshjes së Zvicrës me Irlandën, ka shprehur gatishmërinë që t`ia japë Shaqirit shiritin e kapitenit të skuadrës kombëtare të Zvicrës.
I pyetur nga gazetari se si e kupton zhgënjimin që Sahqiri e ka shprehur ndaj trajnerit Petkoviç i cili e ka bërë kapiten Xhakën dhe jo Shaqirin, Graniti është përgjigjur: “Nëse problemi është vërtet në lidhje me shiritin e kapitenit, atëherë ne mund të ulemi me dëshirë së bashku në tavolinë. Unë besoj se ne jemi mjaft të rrritur që të mund të flasim rreth kësaj. Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund ta ketë (nga unë) shiritin e kapitenit. S`ka problem. Për mua nuk luan rol nëse e kam shiritin ose jo. Unë përpiqem të bëj ndikimin tim në skuadër, për aq sa mundem. Me ose pa shirituin e kapitenit”, ka thënë veç rjerash Xhaka, transmeton albinfo.ch
Ai ka thënë se e vlerëson shumë rolin që Shaqiri ka pasur në performancën e skuadrës por ka shtuar se megjithatë në ndeshjen kundër Irlandës, zviceranët kanë luajtur mirë.
Me Shaqirin nuk ka komunikuar pasi ai refuzoi të luante kundër Irlandës, përcjell albinfo.ch. Madje, Xhaka thotë se e ka kuptuar me vonesë këtë vendim të kolegut të tij.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










