Maqedonia
Xhaferi po e merr drejtimin e Qeverisë në një periudhë kritike për Maqedoninë Veriore
Opinon
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Ylber Hysa, ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë Veriore është moment historik jo vetëm për shqiptarët në këtë shtet.
Ai ka thënë se figura e Talat e Xhaferit kryeministër e bënë më shumë se simbolike këtë zgjedhje. Ai tha se Xhaferi po e merr drejtimin e qeverisë në një kohë shumë të rëndësishme dhe kritike për Maqedoninë Veriore. “Talat Xhaferi është një politikan me përvojë, duke qenë ministër i Mbrojtjes, Kryetar i Kuvendit dhe tani po e merr timonin e Qeverisë në një periudhë shumë kritike dhe të rëndësishme për Maqedoninë Veriore dhe rajonin, por edhe për aleancën atlantike, në cilën bën pjesë Maqedonia Veriore”, tha Hysa.
Ai ka thënë se paralajmërimet e opozitës se nuk do ta votojnë Xhaferin për kryeministër më shumë janë për efekte elektorale. Talat Xhaferi pritet të votohet si kryeministër i qeverisë teknike në Maqedoninë Veriore të dielën. Ky vend zgjedhjet parlamentare do t’i mbajë më 8 maj.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








